Ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit shpreh drojë për mundësinë që ish-krerët e UÇK-së të shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale.
Ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka shprehur drojë për mundësinë që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale. Rubini ka theksuar se dënimi do të ishte tragjedi për Kosovën.
“Lutem që kjo të mos ndodhë. Do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre vdiqën për lirinë e tyre, për ata që përfaqësuan miliona shqiptarë të Kosovës, që të shpallen fajtorë pa asnjë provë. Do të ishte një plagë e madhe për sistemin ndërkombëtar të drejtësisë. Shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”.
Në shtator, ish-diplomati amerikan ka dhënë dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.










