Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet t’iu bëhet testi i drogës kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe atij të Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim! Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë. Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë”, shkruan Lushtaku në Facebook.
Ky reagim i tij erdhi pas arrestimit të asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci nga policia shqiptare nën dyshimin për trafikim me drogë.