Kreu i Degës së PDK-së, Sami Lushtaku, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kërkon të ketë rotacion të postit të kryeministrit mes PDK-së dhe LDK-së, në mënyrë që kryeministri aktual, Albin Kurti, të largohet nga pushteti.
Lushtaku thotë se për të fillimisht janë zgjedhjet që të shihet rezultati zgjedhor dhe se konsideron se tani ështëheret të bisedohet kush bëhet kryeministër.
‘’Fillimisht duhet me pas zgjedhje, pastaj me pa ku po dalim me vota, mendoj se herët është me fol tash se kush ka me u bërë kryeministër, e kush s’ka me u bërë’’ thotë Lushtaku.
Ai potencon se varet nga vullneti i qytetarëve se kujt i besojnë më shumë dhe kujt më pak.
‘’Për mua fillimisht janë zgjedhjet dhe është vullneti i qytetarëve të këtij vendi kujt i beson më shumë e kujt më pak’’ shprehet Lushtaku për FrontOnline.
Lushtaku, shton se ideja se kush bëhet kryeministër ndodhë pas zgjedhjeve.
‘’Kështu që kjo pjesa tjetër mendoj se ndodhë pas zgjedhjeve, ta shohim kush fiton. Nuk kam përgjigjie për z.Haradinaj’’ tha ai.