Lushtaku: Është obligim i yni që familjet e dëshmorëve, invalidet dhe veteranët e luftës së UÇK-sē të jetojnë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura, kanë vizituar shoqatat e dalura nga lufta dega në Skenderaj. Kryetari Lushtaku këtë e bëri të ditur Sami Lushtaku në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Ai ka shkruar se më përfaqësuesit e këtyre shoqatave kanë biseduar për gjendjen e tyre si dhe mundësitë për përfaqësim sa me të mirë për ta.

“Së bashku me kandidatin për kryetar të Skenderajt Fadil Nura, me bashkëluftëtarët Jakup Nura, Jetullah Geci, Rafet Rama, Haki Drenica e bashkëluftëtarë të tjerë, vizituam shoqatat e dalura nga lufta, dega në Skenderaj. Me përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta bashkëbiseduam për gjendjen e tyre dhe mundësitë për përfaqësim sa më të mirë të familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës së UÇK-së.” Ka shkruar Lushtaku.

Ndërsa thotë se do të vazhdoj bashkëpunimi që këta të fundit të jetojnë me dinjitet.

“Ashtu si në të kaluarën, në mandatin e ardhshëm qeverisës, ne do të bashkëpunojmë me shoqatat e dalura nga lufta sepse është obligim i yni që familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës së UÇK-së të jetojnë me dinjitet.”, thotë Lushtaku.

Më poshtë gjeni postimin e Sami Lushtakut në llogarinë e tij të Facebook-ut.