Aktivisti që jeton dhe vepron në Amerikë, Uk Lushi, thotë se letra e vitit 2022 për Trëndafilovën që e publikoi sot Albin Kurti është farsë tallëse.
Ai thotë se kreu i një qeveri nuk shkruan letra, por vepron.
“Letra e Kurtit për Trendafiloven është farsë tallëse. Kreu i një qeverie dhe partisë më të madhe në Kuvend nuk shkruan letra, por vepron. Kurti ka mundur të krijojë trup apo komision legjislativ në Kuvend, ekip të veçantë ekspertësh të huaj mbikqyrës të Speciales brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Jashtme apo të paguante avoketër të niveleve më të larta me para nga buxheti, e shumë VEPRIME tjera si drejtues ekzekutiv i shtetit. Kurti nuk ka bërë asgjë dhe letra është vetëm larje goje dhe simbol i dështimit të Ekzekutivit pér t’i treguar Speciales se nuk do të duhej të ishte mbi shtetin”, shkruan Lusha.











