Lushaku-Sadriu akuzon Ministrinë e Arsimit për dështimin në Testin e Arritshmërisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas rezultateve të Testit të Arritshmërisë.

Sipas Lushtaku-Sadriut, ky rezultat është dështim eklatant i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ajo deklaroi se ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional.

“Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin është kthyer në zyrë propagande. Arsimi nuk bëhet me fjalë koti, por me përkushtim e rezultate. Bëhet me mbështetje për mësimdhënësit dhe me kushte më të mira për çdo fëmijë. Na duhen fëmijë të ditur, jo me mendje të varfëruar” ka shkruar ajo në Facebook.