Lumenjtë po thahen në Gjermani, preket transporti detar

Nivelet e ujit në lumenjtë në Gjermani janë jashtëzakonisht të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD), kjo pranverë është më e thata që nga fillimi i matjeve. Pasojat e thatësirës po bëhen gjithnjë e më të dukshme, shkruan Bild.

Niveli i ujit në lumin Rain është në nivelin më të ulët në më shumë se 100 vjet.

“Nivelet e ujit në Kaub janë matur që nga viti 1856, dhe nuk kemi pasur nivele uji kaq të ulëta që nga viti 1921”, tha për BILD Florian Krekel nga Zyra e Rrugëve Ujore dhe Transportit Detar.

Elba dhe Danubi gjithashtu kanë shumë pak ujë, duke bërë kështu që transporti detar po preket gjithnjë e më shumë nga nivelet e ulëta të ujit.