Analisti Lulzim Peci tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk merr përgjegjësi për asgjë, ndonëse sipas tij është përgjegjës.
“Jo vetëm që nuk merr përgjegjësi, por as nuk është distancuar prej asaj se çfarë kanë thënë ata aty, duke përfshirë edhe sjelljet ndaj gazetarëve. Nuk mundet njeri të thotë që kjo punë është çështje e KQZ-së, sepse është mosmarrje e përgjegjësisë… është një intencë interesante e zotit
Kurti që të mos marrë përgjegjësi për kurgjo, për krejt senet që kanë ndodh… nuk mundesh të mos marrësh përgjegjësi, sepse përgjegjësia është e jotja”, tha Peci, në RTV21.











