Romelu Lukaku arriti një moment historik të madh me golin e tij në ndeshjen e Napolit në Serinë A kundër Milanit të dielën në mbrëmje.
Ai shënoi golin e 400 për klubet dhe kombëtaren në fitoren e skuadrës së Antonio Contes në “Stadio Maradona”.
Ishte një përfundim paksa me fat nga belgu kundër Milanit, pas golit të hapjes së Matteo Politanos pak më shumë se një minutë.
Goli kundër Milanit ishte i 312-ti i Lukakut në të gjitha garat me klubet nw ndesdhje zyrtare, duke shtuar numrin e tij mbresëlënës prej 88 golave në nivel ndërkombëtar për Belgjikën.
11 nga 400 golat e Lukakut në karrierë kanë ardhur që nga bashkimi me Napolin në verë.
Ai shënoi gjithsej 78 për Interin në dy periudhat e tij, 21 për Romën, 15 për Chelsean, 42 për Manchester United, 87 për Everton, 17 për West Brom dhe 41 për Anderlecht.