Nga kampi stërvitor në Castel di Sangro, sulmuesi Romelu Lukaku falënderon tifozët napoletanë, teksa përgatitet të nië sezonin e tij të dyte me këtë fanellë. “Tifozët e Napolit më kanë dhënë një jetë të re. Shumë njerëz menduan se kisha mbaruar, por në Napoli më dhanë energjinë për të vazhduar”, tha Lukaku.
Më tej, sulmuesi belg tha: “Ndihma që i japin të gjithë ekipit është e mrekullueshme, prandaj gjithmonë ndalem për të përshëndetur dhe për të duartrokitur njerëzit. Edhe fizioterapistët po më ndihmojnë, i thamë njëri-tjetrit se duhej të mësonim pak më shumë“.
“Trajneri më thotë gjithmonë se çdo ndeshje është një shans për të vërtetuar sa i fortë je si ekip. Ky është motivimi i vetëm që më duhet për të dalë në fushë. Ishim më të fortët vitin e kaluar, tani po fillojmë nga e para dhe është mirë që duhet të vërtetojmë përsëri aftësitë tona dhe të përmirësohemi“, tha Lukaku.
Duke folur për të sapoardhurit e në veçanti për Kevin De Bruyne, patriotin e tij, ai komentoi: “Marrëdhënia ime me Kevin është e shkëlqyer, gjithmonë ka qenë kështu që kur ishim fëmijë: Mendoj se duket edhe në fushë“.
Për shanset e Napolit në Champions League ai tha: “Tani për tani, po mendoj vetëm për ndeshjen e parë të sezonit. Kemi punuar shumë, kemi ende një javë për t’u përgatitur mirë dhe mezi pres fillimin e Serie A.”
The post Lukaku: Shumë njerëz menduan se kisha mbaruar, por tifozët e Napoli më dhanë një jetë të re appeared first on Telesport.