Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

Romelu Lukaku vazhdon të mungojë për Napolin që nga 14 gushti, kur u lëndua në muskulin e femurit të majtë, gjatë miqësores kundër Olympiacos, ndeshja e fundit përpara startit të kampionatit. Prej atëherë kanë kaluar 63 ditë, ndërsa sulmuesi belg po vijon rikuperimin mes pishinës dhe palestrës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku pritet të kthehet në Itali më 15 nëntor, pastaj stafi mjekësor i Napolit do t’i përshkruajë program të detajuar rikuperimi.

Data e rikthimit të tij në fushë është caktuar tashmë; 18 dhjetor 2025. Napoli do të përballet me Milanin në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane, ku Lukaku ëndërron rikthimin madhështor. Kundër kuqezinjve, ai ka bilanc të shkëlqyer: 14 ndeshje, 11 fitore, 7 gola dhe 2 asistime. Nga pikëpamja ligjore, Napoli mund ta regjistrojë në listën e lojtarëve kur të dëshirojë.

Ndërkohë, nga Belgjika, Lukaku ndjek Napolin dhe zëvendësuesin e tij, Rasmus Hojlund, i cili po shfaqet me gola për të mbuluar mungesën e tij. Trajneri Conte mezi pret ta ketë përsëri në dispozicion sulmuesin belg për momentet kyçe të ndeshjeve.

The post Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë appeared first on Telesport.