Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-bomberi italian Christian Vieri ka komentuar aktualitetin tek Interi dhe sidomos repartin ofensiv, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Francesco Pio Esposito, i cili shkëlqeu në Botërorin e Klubeve me fanellën zikaltër:
“Pio Esposito më ngjan mua? Nuk më pëlqejnë krahasimet, por është një talent i vërtetë, potencialisht shumë i fortë. Në Botërorin e Klubeve tregoi çfarë numrash ka, por tani topi është në këmbët e tij. Me atë fizik duhet të punojë dyfish, të shtyjë çdo ditë në maksimum për të qenë në formë, edhe sepse tek Interi nuk do të mund të luajë gjithmonë, duke pasur përpara Lautaron dhe Thuram, një nga dyshet më të mira në botë. Duhet durim, gjykimi do të varet nga minutat dhe golat. Le ta dijë se në një skuadër të tillë si Interi mjaftojnë edhe 20 minuta për të shënuar”.
Një mendim edhe për dëmtimit e “BigRom” në prag të sezonit të ri: “Lukaku, jashtë te Napoli? Futbollin e ka shpikur djalli, largon Raspadorin dhe Simeonen, pastaj të dëmtohet Lukaku… Conte nuk ishte me fat, humbja e Lukakut është shumë e rëndë. Klubi duhet të kthehet në merkato për të marrë një qendërsulmues të ri, por unë vë bast për Lucca. Udine nuk është njësoj si Napoli, i duhet kohë të përshtatet me ngarkesat e një trajneri kaq kërkues, por është i ri dhe mund të shpërthejë. Ka një mundësi për këtë, sidomos nga fakti që pas shpine ka një kampion si De Bruyne”.
The post “Lukaku, dëmtim para sezonit te Napoli? Kjo tregon se futbollin e ka shpikur djalli” appeared first on Telesport.