Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin minimal për sezonin e ri

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve për sezonin e ri.

“Në çdo moshë, gjithmonë ka kohë për t’u emocionuar. U rrita me futbollin italian dhe Milani ka qenë gjithmonë klubi im i preferuar. Gjithmonë kam pasur një dashuri të veçantë për ngjyrat kuq e zi”, tha Modric.

“Duhet të përshtatem me ligën sa më shpejt të jetë e mundur. Kam luajtur shumë herë kundër ekipeve italiane dhe ato janë shumë të organizuara dhe u pëlqen të konkurrojnë”, shtoi kroati.

“Më pëlqen të fitoj. Të gjithë e dimë që Milani është një nga ekipet më të mira në botë. Nuk mund të kënaqemi me një sezon mediokër. Champions League duhet të jetë objektivi minimal për Milanin”, vijoji më tutje Modric.

Kroati zbuloi edhe bisedën që bëri me Carlo Ancelotti-n, para se të transferohej te Milan.

“Fola me Ancelottin… Ai më tregoi të gjitha gjërar më të mira për Milanin. Ai ishte këtu si lojtar dhe trajner, dhe më tregoi gjithçka për klubin”, tha Modric.

The post Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin minimal për sezonin e ri appeared first on Telesport.