Paris Saint-Germain mposhti Metz me rezultatin 3-2 për të qëndruar në vendin e dytë në Ligue 1. Trajneri Luis Enrique e vlerëson fitoren dhe 3 pikët, por pranon se skuadra e tij po has disa vështirësi me formacionin.
“Na u desh të bënim zëvendësime nga nevoja, ndaj ishte shumë e vështirë. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë dhe ashtu ndodhi realisht. Ne shënonim dhe ata vazhdonin të ushtronin presion”, tha Enrique.
Më tej, trajneri spanjoll tha: “Mendoj se na u desh të bënim zëvendësime nga nevoja, dhe meqenëse nuk kishim shumë mesfushorë ishte e vështirë të ruhej ekuilibri. Ndaj dhe ne vuajmë shumë”.
“Unë u besoj lojtarëve të rinj nga Akademia dhe jam i kënaqur me ta. Është një karakteristikë e klubit tonë t’u japë besim lojtarëve të rinj që kanë talent. Ata luajtën mirë, por pjesa e dytë ishte shumë e vështirë dhe na mungoi ekuilibri për të dominuar ndeshjen”, tha Luis Enrique.
The post Luis Enrique: Vuajmë ekuilibrin pasi jemi të detyruar të bëjmë zëvendësime nga nevoja appeared first on Telesport.










