José María Fernández de Brito, ish-trajner futsalli i Luis Enrique, kur tekniku aktual i PSG ishte vetëm 7 vjeç, tregoi disa histori interesante nga fëmijëria e tij në një intervistë për RMC.
“Rrinte gjithmonë me vëllain Felipe dhe me Abelardo Fernández. Luis Enrique ishte ai që komandonte. Ishte lideri i grupit. Kur bënin ndonjë prapësi, i pari që ikte me vrap ishte Abelardo. Që atëherë Luis kishte shpirt lideri, me mentalitetin: Unë komandoj dhe do ta bëjmë kështu. Në fushë ishte shumë luftarak, siç e shohim edhe sot”, – tha ai.
Më pas zbuloi një episod interesant nga koha kur Luis Enrique luante te Sporting de Gijón: “Një ditë erdhi dhe më tha: Kam një lajm të mirë për ty. Kam firmosur me Real Madridin… E dinte që unë kisha dobësi për Real Madridin”.
Megjithatë, sipas Fernández de Brito, Luis Enrique kishte simpati të madhe për Barcelonën: “Ishim në një kafene me Luis Enrique dhe Abelardo. Pronari, tifoz i Realit, i tha Abelardos se fanella e bardhë do t’i rrinte bukur. Luis u ngrit menjëherë dhe tha: Nëse vesh fanellën e Real Madridit, nuk të flas më”.
Në fund ai kujtoi edhe periudhën e vështirë të Luis Enriques pas kalimit nga Real Madridi te Barcelona: “Ka pasur vite kur vuajti shumë, sidomos për shkak të ultrasve të Real Madridit”.
The post “Luis Enrique u ngrit dhe tha: Nëse vesh fanellën e Real Madridit, nuk të flas më” appeared first on Telesport.







