Gjatë natës dhe mëngjesit, rrjetet sociale u pushtuan nga një temë që u bë trend, “Luis Enrique”. Shumë postime në “X” lidhnin një lajm të supozuar se “Luis Enrique nuk do të rinovojë me PSG-në dhe do të firmosë për Liverpool-in”. Duke parë situatën aktuale të Slot te Liverpool, skenari dukej i besueshëm.
Madje disa parashikonin që Jurgen Klopp të shërbente si trajner i përkohshëm deri në verë, për t’ia lënë vendin pastaj spanjollit. Përfundimi? Përmes Olivier Tallaron, gazetar i “Canal+”, Luis Campos konfirmoi të martën në mbrëmje se thashethemi ishte “plotësisht i rremë”.
Është e vërtetë që trajneri spanjoll ka folur gjithmonë me vlerësim për Liverpool-in si klub historik, por largimi nga PSG pikërisht në një moment shumë pozitiv dhe me besimin pothuajse “të verbër” të drejtuesve ndaj tij, duket për momentin i pamundur.
The post Luis Enrique te Liverpool-i? Reagon drejtuesi i parizienëve, flet me 100% siguri… appeared first on Telesport.










