Luis Enrique: Te Barça janë të gjithë kampionë, ja çelësi i suksesit në këtë përballje

Champions League do të zhvillojë sot ndeshjen e madhe mes Barcelona dhe PSG, një sfidë e shumëpritur nga të gjithë. Luis Enrique, trajneri i francezëve, i pritur me shumë dashuri pas kthimit në qytetin e tij të lindjes, nuk e fshehu gëzimin e tij për ribashkimin me klubin që ende e quan shtëpi.

Nuk mund të them asgjë të keqe për Barçën, do të jem përjetësisht mirënjohës. Jam një mbështetës i klubit dhe shikoj çdo ndeshje sepse është argëtuese”, deklaroi trajneri i PSG. Më tej, ai foli edhe për mungesat e shumta që ka skuadra e tij.

Ka shumë mënyra për t’i parë gjërat. Ne duam të marrim rezultate, pavarësisht se kush është në fushë. Nuk ka rëndësi kush luan, ne jemi këtu për të fituar. Çelësi i ndeshjes do të jetë posedimi i topit. Kur dy ekipe me të njëjtën filozofi përballen me njëra-tjetrën, kushdo që ka topin bën diferencën”, tha Luis Enrique.

Trajneri tha se më shumë nga të gjithë i trembet Pedri: “Ai është “Pedri Herri Potter”, shpresoj të mos sjellë një shkop magjik sot në fushë. Do të përpiqemi ta kufizojmë, por Barça nuk është vetëm ai: është De Jong, Cubarsí…”.

Ata janë një ekip shumë i fortë me dhe pa top. Më pëlqen shumë Barça e Hansi Flick, ata nuk spekulojnë kurrë, sulmojnë dhe mbrohen me intensitet të madh. Është një projekt që më emocionon”, tha Luis Enrique.

The post Luis Enrique: Te Barça janë të gjithë kampionë, ja çelësi i suksesit në këtë përballje appeared first on Telesport.