Luis Enrique, pas 5-2 ndaj Chelsea: Do të përpiqemi ta fitojmë edhe ndeshjen e kthimit

Luis Enrique foli pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Chelsea, në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League. Trajneri spanjoll u ndal fillimisht tek atmosfera: “Çfarë atmosfere, ishte e pabesueshme! Tifozët janë të jashtëzakonshëm.

I pashë tifot e tyre në ekran para ndeshjes nga dhoma e zhveshjes, çfarë ndjenje për një trajner! Dua t’iu them lojtarëve të mi: shijojeni të luajturit në këtë stadium, në këtë atmosferë dhe me këtë besim që ndjeni edhe në momentet e vështira. Kjo fitore është për tifozët”.

Ai shtoi: “Është një fitore edhe për lojtarët tanë, sepse edhe kur nuk jemi aq të saktë sa duam, jemi luftëtarë dhe kemi një mentalitet të jashtëzakonshëm. Jemi një ekip rezistent, kjo është fjala e duhur. Chelsea është një skuadër e nivelit shumë të lartë dhe e njohim mirë”.

Për ndeshjen e kthimit në Londër: “Nuk do të shkojmë për të mbrojtur rezultatin. Mentaliteti ynë është të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen, të sulmojmë dhe ta meritojmë fitoren. Kur mendon vetëm për të mbrojtur rezultatin, zakonisht nuk funksionon”.

The post Luis Enrique, pas 5-2 ndaj Chelsea: Do të përpiqemi ta fitojmë edhe ndeshjen e kthimit appeared first on Telesport.