PSG ishte shumë pranë fitimit të gjithçkaje sezonin e kaluar, duke humbur vetëm Kupën e Botës për Klube. Edhe në SHBA, skuadra pariziene tregoi epërsi fizike e teknike pothuajse në çdo repart. Pa shumë pushim, parizienët nisin sezonin e ri me të njëjtat ambicie, madje me përgjegjësi të reja: mbrojtjen e titullit kontinental.
Në një intervistë për portalin zyrtar të UEFA-s, Luis Enrique tha se e ka fokusin te sezoni 2025-2026, që nis këtë të mërkurë kundër Tottenham-it në Superkupën e Europës, sfida që hap zyrtarisht sezonin kontinental. Ai kujtoi sukseset e sezonit të kaluar, por theksoi se futbolli nuk ka kujtesë dhe çdo sezon është një histori më vete.
Fitimi i Champions-it, sipas tij, ka vendosur një pikë kthese në historinë e PSG-së: “Edhe pse në 3-4 ndeshjet e para ishim në fije të perit, e meritonim të kishim shumë më tepër pikë. Gjërat u vështirësuan dhe besimi ra. Altruizmi i lojtarëve e ndryshoi këtë”.
Para finales ndaj Interit në Mynih, iu tha lojtarëve: “Le të përpiqemi të jemi në 105%, jo në 120%, sepse ky lloj futbolli të mbyt”.
Objektivat mbeten të njëjtë; luftë për të gjithë trofetë: “Gjithçka do të jetë më e vështirë, sepse ka më shumë në lojë. Futbollistikisht, besoj se do të përmirësohemi si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Ende mund t’i përmirësojmë disa faza të lojës”.
The post Luis Enrique nuk njeh limite: Vështirësia shtohet, por do të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar appeared first on Telesport.