Luis Enrique lavdëron Vitinha: “Topi i Artë” i ardhshëm? Eh, shpresoj…

Vitinha tregoi një paraqitje prej ylli kundër Tottenham, duke shënuar tripletë vendimtare që përmbysi ndeshjen dhe nxori në pah gjithë talentin e tij. Pas ndeshjes, Luis Enrique e vlerësoi lart mesfushorin portugez. “Vitinha ishte sensacional, si gjithmonë. ‘Topi i Artë’ i ardhshëm? Eh…, shpresoj”, – u përgjigj trajneri i PSG-së.

Edhe vetë Vitinha foli për nivelin e tij pas ndeshjes: “Nuk e kam arritur ende maksimumin tim. Më e mira duhet të vijë ende, duhet të vazhdoj të përmirësohem”.

Trajneri dhe lojtari ndanë bindjen se potenciali i tij mbetet i madh dhe se kjo paraqitje është vetëm një tjetër dëshmi e rritjes në skenën europiane.

The post Luis Enrique lavdëron Vitinha: “Topi i Artë” i ardhshëm? Eh, shpresoj… appeared first on Telesport.