Luis Enrique kërkon 3 super përforcime, që PSG të fitojë sërish Champions League

Edhe pse ka një super ekip të mirë organizuar, pavarësisht humbjes 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, Luis Enrique ka kërkuar nga drejtuesit e PSG-së tre përforcime në pozicione specifike, nëse duan që të fitojnë sërish Champions League.

Enrique ka kërkuar një portier, në rast se konfirmohet largimi i Gigio Donnarumma, i përfolur jo pak kohët e fundit. Italiani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe deri tani rinovimi nuk ka ardhur, ndaj largimi i tij duket mëse i mundshëm. Duke ditur interesin që ka për të nga disa ekipe dhe të mos largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, PSG mund të lejojë largimin e tij që këtë verë, nëse vjen oferta e duhur.

Në qendër të mbrojtjes, Luis Enrique dëshiron të shtojë një mbrojtës për të konkurruar me Marquinhos dhe William Pacho, me Illia Zabarnyi-n favorit në listë, për të cilin Bournemouth kërkon jo më pak se 60 milionë euro.

Përforcimi i fundit kërkohet në krahun e djathtë, për t’i dhënë pak hapësirë frymëmarrjeje Achfraf Hakimi-t. Pjesa e mesfushës dhe e sulmit është mëse e kompletuar dhe nuk ka nevojë për përforcime të tjera.

The post Luis Enrique kërkon 3 super përforcime, që PSG të fitojë sërish Champions League appeared first on Telesport.