Luis Enrique ka shkruar historinë e futbollit europian. Me triumfin në finalen e Champions League ndaj Arsenalit, trajneri spanjoll fitoi trofeun e tillë të tretë në karrierë, duke hyrë në një grup elitar ku bëjnë pjesë vetëm Pep Guardiola, Zinedine Zidane dhe Bob Paisley. Mbi ta qëndron vetëm Carlo Ancelotti me 5 Champions.
Rruga e tij drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Te Roma, në sezonin 2011-12, aventura përfundoi shpejt mes rezultateve zhgënjyese dhe polemikave, por shumëkush e kuptoi se kishte përballë një trajner të veçantë. Sot, 15 vite më vonë, ai konsiderohet një nga teknikët më të mirë në botë.
Suksesi i PSG-së lidhet me disa faktorë: cilësinë e lartë të skuadrës, menaxhimin inteligjent të energjive gjatë sezonit dhe frymën kolektive të grupit, pa varësi nga superstarët. Luis Enrique ka ndërtuar një ekip të organizuar, me identitet të qartë loje dhe mentalitet fitues.
Pavarësisht tragjedisë personale të humbjes së vajzës së tij, Xana, ai ka vazhduar të ecë përpara me dinjitet. Sot, PSG po korr frytet e filozofisë së tij, ndërsa spanjolli synon të shkruajë kapituj të tjerë në historinë e Champions League.
The post Luis Enrique hyn në “klubin” e trajnerëve me 3 Champions; vetëm Ancelotti ka fituar më shumë appeared first on Telesport.









