Luis Enrique: E dominuam Real në çdo drejtim, tani edhe një hap të fundit për të shkruar historinë

Kampionët e Europës janë finalistët e dytë në Botërorit për klube. Ata mundën 4-0 Real Madrid, në një ndeshje pa histori dhe dominuar përgjatë 90 minutave. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, pas avantazhit 3-0 pas 25 minutash lojë.

Pasi mposhti Real Madrid në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube, trajneri i PSG, Luis Enrique, është i kënaqur. “Ndihem shumë mirë. Është gjithmonë e vështirë të luash në këto kushte kundër Real“, shpjegoi trajneri spanjoll.

E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me performancën tonë. E përsëris, është e vështirë të luash mirë në këto kushte. Bën shumë vapë dhe është e vështirë të japësh një shfaqje“, shtoi ai.

Më tej, Luis Enrique shtoi: “Të dyja ekipet dhanë gjithçka, por ky është një sezon i veçantë për ne. Dembélé? Kjo është hera e parë që kemi mundur ta aktivizojmë në Kupën e Botës për klube. Ai po luan shkëlqyeshëm dhe po gjen formën e tij. Ai meriton të fitojë çdo trofe. Ai gjithmonë jep gjithçka dhe gjithmonë ndihmon ekipin“.

Në finale, PSG do të përballet me Chelsea. “Kemi ende një hap të mbetur kundër një ekipi të shkëlqyer si Chelsea. Duhet të rikuperojmë për të qenë në formën tonë më të mirë për finalen. Duam të bëjmë histori për klubin tonë dhe pastaj të nisim pushimet”, tha Enrique.

The post Luis Enrique: E dominuam Real në çdo drejtim, tani edhe një hap të fundit për të shkruar historinë appeared first on Telesport.