Luis Enrique e do me patjetër, PSG përgatit përforcimin e parë për verën: 100 milionë euro për yllin 22-vjeçar të Premier League

Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar dhe sidomos një mesfushë me shumë yje, Luis Enrique sërish po kërkon përforcime për këtë repart. Dëshira e madhe e trajnerit spanjoll është Carlos Baleba, 22-vjeçari kamerunas. i cili po shkëlqen në Premier League me Brighton dhe ka një kontratë deri në vitin 2028.

Ardhja e Baleba do t’i japë liri më të madhe sulmuese Vitinha-s, i cili mund të përparojë disa metra para në skemën taktike të Luis Enrique. Për Baleba-n ka interes të madh edhe nga Manchester United dhe Newcastle, por favoriti kryesor mbetet PSG.

Për të bindur Brighton, PSG është e gatshme të ofrojë deri 100 milionë euro për mesfushorin kamerunas, një shifër shumë e lartë, por 22-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe jo më kot e ndjekin disa klube të mëdha.

The post Luis Enrique e do me patjetër, PSG përgatit përforcimin e parë për verën: 100 milionë euro për yllin 22-vjeçar të Premier League appeared first on Telesport.