PSG mund të konsiderohet pa frikë si skuadra më e mirë e vitit 2026 në futboll. Plot 6 trofe të fituara nga skuadra pariziene tregojnë qartë për përformancën e jashtëzakonshme të treguar nga djemtë e trajnerit Luis Enrique.
“6 trofe nuk janë pak. Jo keq si rezultat i një sezoni. Kjo do të thotë se këtë vit kemi bërë një paraqitje të mirë dhe i kemi merituar këto tituj. Të gjithë së bashku”, deklaroi Luis Enrique, duke bërë një përmbledhje të vitit.
“Në harkun kohor të një viti janë dy gjysmë-sezonesh. Pas trofeve të fituara sezonin e kaluar edhe këtë sezon kemi treguar se kemi ruajtur të njëjtin mentalitet. Kjo na bën të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”, u shpreh trajneri spanjoll.
The post Luis Enrique bën bilancin: 6 trofe brenda një viti janë shumë, tregon se kemi stabilitet appeared first on Telesport.










