PSG e mbylli fazën e grupeve të Champions League me një barazim zhgënjyes ndaj Newcastle, që e la jashtë tetë ekipeve më të mira. Për pasojë, skuadra e trajnerit Luis Enrique do të kalojë në fazën eliminatore për të vazhduar fushatën e tyre në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja konfirmoi vështirësitë e parizienëve, të cilët, pas një nisjeje të fortë humbën avantazhin e tyre, veçanërisht pas dëmtimit të kyçit të këmbës së Khvicha Kvaratskhelia. Anësori gjeorgjian, një lojtar kyç, u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë, duke e privuar PSG-në nga një nga burimet e tyre kryesore të kreativitetit sulmues.
“Është një dëmtim në kyçin e këmbës. Është e komplikuar, por shpresojmë të kemi lajme të mira ditët në vijim. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe do të shohim se cilat janë rezultatet e testeve“, tha trajneri Luis Enrique.
Pavarësisht shortit dhe vështirësive, Luis Enrique mbetet i sigurt dhe pozitiv: “Është e vërtetë që donim të përfundonim në tetë vendet e para të fazës së grupeve, por ky është futbolli dhe qëllimet nuk arrihen gjithmonë. Ekipi meritonte më shumë, pasi humbëm një penallti dhe raste të tjera”.
“Pësimi i një goli na i preu këmbët. Sidoqoftë, i dimë ndeshjet eliminatore: do të jetë e vështirë sepse është Champions League, por jemi mësuar me sfidat dhe do t’i përballojmë ato. Kur luan vazhdimisht kundër ekipeve të nivelit të lartë, je gati të përballesh me çdo lloj kundërshtari”, tha Enrique.
“Grupi i lojtarëve është i mrekullueshëm dhe jam i bindur se do të jemi në gjendje të përgatitemi për fazën eliminatore. Kemi shumë fusha që duhet të përmirësojmë, por kemi mundësinë të vërtetojmë vlerën tonë“, tha Luis Enrique.
The post Luis Enrique: Asnjë panik, gati për çdo lloj kundërshtari, do të jemi gati për fazën play off appeared first on Telesport.










