Luis Diaz vetëprezantohet te Bayern Munich: Vij në një nga klubet më të mëdhenj në botë

“Ka shumë rëndësi për mua të jem pjesë e Bayern Munich. Është një nga klubet më të mëdha në botë. Dua ta ndihmoj skuadrën time të re me stilin tim të lojës dhe personalitetin tim”. Këto janë fjalët e para të Luis Diaz, blerja e re e Bayern Munich për 75 milionë euro, që vjen për të zëvendësuar largimet e njëpasnjëshme të Mathys Tel, Thomas Muller dhe sidomos Leroy Sané.

Sulmuesi kolumbian prej muajsh kërkonte të largohej nga Liverpool-i dhe “Anfield” për të provuar një aventurë të re. Pas dështimit të marrëveshjes me Barcelonën, e cila përfundoi duke synuar fuqishëm Rashford, kolumbiani pranoi ofertën e bavarezëve dhe tani ka firmosur kontratën që do ta lidhë me “Die Roten” deri në vitin 2029. Nga fotot e para të publikuara nga klubi gjerman vërehet takimi i menjëhershëm me Manuel Neuer, kapitenin dhe simbolin e Bayernit, para vizitave mjekësore.

FC Bayern sign Luis Díaz from Liverpool

Komunikata e lamtumirës nga Liverpool: “Luis Díaz ka përfunduar transferimin definitiv te Bayern Munich pas tri viteve e gjysmë te Liverpool. Kolumbiani largohet nga ‘Reds’ pas një roli të rëndësishëm në fitimin e katër trofeve kryesorë që nga ardhja e tij nga FC Porto në fillim të vitit 2022, kulmi i të cilëve ishte fitimi i Premier League sezonin e kaluar. Díaz pati një ndikim të menjëhershëm që kur u ble nga Jürgen Klopp, duke treguar që në ndeshjet e para me fanellën e Liverpool-it shpejtësinë, fantazinë dhe efektshmërinë nga pozicione të ndryshme sulmuese”.

The post Luis Diaz vetëprezantohet te Bayern Munich: Vij në një nga klubet më të mëdhenj në botë appeared first on Telesport.