Luis Diaz nuk vjen, Bayern ka dy emra të tjerë të njohur në listë

Duke qenë se nuk ia arriti dot të transferojë Luis Diaz nga Liverpool dhe kjo tashmë mund të quhet çështje e mbyllur, Bayern Munich ka dy emra të tjerë në listë. I pari është Nick Woltemade, 23-vjeçari i Stuttgart, i cili luan si sulmues i mirëfilltë por edhe si mesfushor sulmues.

Oferta e parë e klubit bavarez për ëoltemade ishte 40 milionë euro dhe u refuzua nga Stuttgart, i cili kërkon 80 milionë euro, aq sa është klauzola e lojtarit. Një shifër shumë e madhe, për një lojtar, i cili vërtet se shkëlqeu sezonin e fundit në Bundesligë me 17 gola dhe 3 asiste, por nuk dihet nëse do e ruajë këtë formë të mirë dhe në vijim apo nëse do arrijë dot të përshtatet te një klub si Bayern.

Emri i dytë që po ndjek klubi bavarez është një opsion shumë herë më i arritshëm se i pari, bëhet fjalë për belgun e Arsenalit, Leandro Trossard. Kontrata aktuale e 30-vjeçarit me “Topçinjtë” skadon në vitin 2027 dhe duke mos qenë një titullar i rregullt, largimi i tij është shumë i mundshëm dhe mund të mbyllet për një shifër  15-20 milionë euro.

The post Luis Diaz nuk vjen, Bayern ka dy emra të tjerë të njohur në listë appeared first on Telesport.