Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, foli për situatën e Luis Díaz, i cili është me pushime, pasi u pezullua për dy ndeshje të Champions League, mbas ndërhyrjes ndaj Hakimi. Kompany theksoi: “Luis i ka luajtur të gjitha ndeshjet për ne dhe kombëtaren. Ka udhëtuar shumë, ka luajtur shumë në Angli dhe nuk ishte kurrë i lirë për Krishtlindje. Është e arsyeshme që të marrë disa ditë pushimi dhe të rikuperojë”.

Belgu shtoi se Díaz do të kthehet në formë të plotë mendore dhe do të vazhdojë aty ku e la: “Do të kthehet për ndeshjen kundër Union SG më 21 janar. Disa ditë pushimi nuk do të thonë pushim total, pasi lojtarët kanë programe individuale dhe vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Ata punojnë pothuajse çdo ditë, kanë edhe fizioterapistë privatë”.

Kompany u shpreh gjithashtu për menaxhimin e lojtarëve gjatë sezonit: “Ndonjëherë japim më shumë ditë pushim, por gjithmonë brenda një plani të kontrolluar. Kjo e ndihmon ekipin të qëndrojë i freskët gjatë sezonit”.

The post Luis Díaz merr pushimet, Kompany: I ka luajtur të gjitha ndeshjet mes Bayernit dhe Kolumbisë appeared first on Telesport.