Luis Diaz me tri kërkesa për t’u transferuar te Barcelona

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz thuhet se ka vendosur tri kërkesa për një transferim të mundshëm te Barcelona gjatë verës. Siç raportohet nga gazetari i El Chiringuito, Jose Alvarez, kolumbiani i është ofruar Barçës në verë.

Alvarez ka pohuar se 28-vjeçari i ka thënë drejtorit sportiv të Barcelonës Deco se do të dëshironte të transferohej në Camp Nou gjatë verës. La Blaugrana ka qenë i lidhur me anësorin disa herë në të kaluarën dhe thuhet se e shohin atë si një alternativë ndaj Nico Williams.

Gjigantët katalanas thuhet se do të duhet të shpenzojnë 70 milionë euro për nënshkrimin e sulmuesit të Liverpoolit. Megjithatë, ish-ylli i Portos i ka vendosur Barçës tri kushte nëse duan ta transferojnë atë në verë.

Kushti i parë i Diaz është që transferimi të kryhet në korrik në mënyrë që ai të mund të vendoset lehtësisht në Camp Nou pas një parasezon të plotë. Kërkesa e tij e dytë është të ketë një pako dukshëm më të lartë se ajo që fiton aktualisht në Anfield.

Kushti i fundit për një lëvizje te Barcelona është se klubi nuk duhet të nënshkruajë me një sulmues tjetër këtë verë. Kolumbiani thuhet se nuk dëshiron konkurrencë për vend dhe dëshiron të jetë një titullar i rregullt dhe i padiskutueshëm.

Liverpool transferoi Diazin nga Porto në janar 2022 në një marrëveshje me vlerë 45 milionë euro. Anësori ka qenë një lojtar kyç për Reds që nga ajo kohë, por kuptohet që shefi i Reds, Arne Slot do të ishte i hapur për ta lënë të largohej.

Diaz deri më tani ka bërë 134 paraqitje për gjigantët e Merseyside duke shënuar 37 herë ndërsa ka dhënë 16 asistime. Ai ka shënuar 13 gola dhe tri asistime në 36 paraqitje këtë sezon.