Në “Wembley” do të luhet sonte finalja e parë e madhe e këtij sezoni në Angli, mes Arsenalit dhe Manchester City, për trofeun e EFL Cup. “Topçinjtë” që janë në garë për të gjithë titujt e këtij sezoni, duan të fitojnë trofeun e parë sot. Në anën tjetër, “Qytetarët” pas eliminimit në Champions League dhe shanseve jo të shumta për të fituar titullin kampion, kanë një mundësi të shkëlqyer për të mos përfunduar pa trofe këtë sezon.
Mikel Arteta dhe Pep Guardiola kanë hedhur në fushë formacionet e tyre, ku nuk është se ka ndonjë surprizë. Për londinezët mungojnë Mikel Merino, Jurrien Timber dhe Martin Odegaard shkak dëmtimi, për “Qytetarët” mungojnë Ruben Dias, Josko Gvardiol dhe Marc Guehi.
Arsenal XI: Kepa; White, Saliba, Gabriel, Hincapié; Zubimendi, Rice; Saka, Havertz, Trossard; Gyökeres
Man City XI: Trafford; Matheus Nunes, Khusanov, Aké, O’Reilly; Bernardo Silva, Rodri; Semenyo, Cherki, Doku; Haaland
The post Luhet për trofeun e parë të sezonit. Guardiola dhe Arteta zbardhin formacionet për finalen e madhe appeared first on Telesport.










