Lufta në Lindjen e Mesme, mbyllet Kisha e Ngjalljes në Jerusalem

Jerusalemi ka qenë në gatishmëri të lartë gjatë 24 orëve të fundit, pasi Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë. Për arsye sigurie, autoritetet izraelite kanë mbyllur Kishën e Varrit të Shenjtë për arsye sigurie.

Kjo kishë njihet edhe si Kisha e Ngjalljes dhe është vendi më i rëndësishëm i pelegrinazhit për tëkrishterët. Vendimi u mor si pjesë e masave të gjera paraprake të futura në përgjigje të përshkallëzimit të tensioneve rajonale dhe frikës nga sulme të mëtejshme iraniane.

Kisha, e vendosur në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit nderohet nga miliona të krishterë në mbarë botën si vendi i kryqëzimit, varrimit dhe ringjalljes së Krishtit. Zyrtarët thanë se mbyllja do të mbetet në fuqi derisa vlerësimet të përcaktojnë se është e sigurt të rihapet