Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, ka zhvilluar sot takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të shpërndarë nga Sistemi Prokurorial, në fokus të takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.
“Palët ranë dakord për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave në kohë reale dhe mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale të këtyre rasteve”, thuhet në njoftim.
Thuhet se të dy, Munishi dhe Isufaj theksuan rëndësinë e veprimit të përbashkët për të siguruar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e integritetit institucional, duke mbrojtur financat publike dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
The post Lufta kundër krimit ekonomik e korrupsionit, takohen Munishi e Isufaj appeared first on Kosovapost.net.