Bisedimet mbi planin e paqes prej 20 pikash të presidentit amerikan, Donald Trump vazhdojnë për të tretën ditë me radhë.
Një burim izraelit i ka thënë CNN se negociatat janë përqendruar në vendin ku do të tërhiqen forcat izraelite dhe në afatin kohor për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.
“Fakti që zyrtarë të lartë nga të gjitha vendet janë atje është inkurajues”, thuhet të ketë deklaruar burimi.
Më parë, Hamasi tha se negociatorët kishin shkëmbyer lista të të burgosurve dhe pengjeve që do të liroheshin si pjesë e një marrëveshjeje.
Megjithatë, park ohën e zbatimit të fazës së parë të planit të Trump nuk është rënë dakord ende.










