Aktorja Lucy Hale ka zbuluar se dikur auditoi për rolin e Hannah Montana, i cili më pas i shkoi Miley Cyrus dhe e ktheu atë në një yll botëror.
Gjatë një interviste për “Buzzfeed’s The Puppy Interview”, ajo tregoi se kishte qenë vetëm 14 vjeçe kur mori pjesë në audicionin në Tenesi.
Edhe pse nuk e fitoi rolin, përvoja ishte aq e paharrueshme sa e bëri të kuptonte pasionin e saj për aktrimin, shkruan DailyMail.
“Më kujtohet qartë ai moment”, tha Lucy. “Ishte një audicion i regjistruar në Tenesi, dhe ishte ai çasti që më bëri të dëshiroja të bëhesha aktore”.
Edhe pse nuk arriti të bëhej pjesë e Hannah Montana, Lucy gjeti suksesin e saj përmes një roli të vogël në shfaqjen e “Nickelodeon Drake & Josh”, ku pati një replikë të vetme, por që shënoi fillimin e karrierës së saj në Hollywood.
Ajo u bë e famshme si Aria Montgomery në “Pretty Little Liars”, një serial i njohur për adoleshentët, i cili zgjati shtatë sezone.
Lucy ndau se ende mban kontakte me pjesën tjetër të kastit përmes një grupi të madh mesazhesh, duke thënë: “Jemi të gjithë të shpërndarë dhe të zënë me projekte të ndryshme, por gjithmonë përpiqemi të ruajmë kontaktet”.
Aktorja përmendi gjithashtu mundësinë e një ribashkimi të madh të “Pretty Little Liars”, duke shtuar se, ndonëse të gjithë janë të fokusuar në karrierat dhe familjet e tyre, ideja për t’u rikthyer bashkë mbetet gjithmonë e hapur.