Mbrëmë, Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar arrestim të pesëfishtë, pasi 5 meshkuj kosovarë u lokalizuan duke kryer aktivitet joligjor, duke luajtur bixhoz.
“Me daten 29.10.2021 rreth ores 21:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion inteligjent, se në një lokal në rrugën ‘’Liman Reka ’ në Ferizaj dyshohet se disa persona dyshuar janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë- duke luajtur bixhoz”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policer në Ferizaj menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kane lokalizuar lokalion e dyshuar, ku aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, Policia ka marrë veprimet e duhura hetimore duke bërë fotografi si dëshmi materiale, të një numri të letrave që janë përdorur për bixhoz, poashtu fletore që të dyshuarit ishin duke e perdorur për të shnëuar aktivitetin e tyre gjatë keëaj loje të paligjeshme.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policer në Ferizaj.
Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prprokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personat me inicialet N.S 50 vjecar , F.A 27 vjecar, B.R 44 vejacar, P.Z 25 vjecar dhe S.J 40 të gjithë meshkuj, kosovarë janë derguar në mbajtje per 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.