Ka zgjatur vetëm 26 minuta aventura e Ousmane Dembélé në ndeshjen e parë eliminatore play off në Champions League, fituar 3-2 ndaj Monaco. Sulmuesi i PSG u dëmtua duke i lënë vendin Desire Doue.
Ky largim konfirmon pasigurinë dhe dyshimet e Luis Enrique për gjendjen e fituesit të Topit të Artë 2025. Me PSG që ishte në disavantazh 0-2, ai pati sërish probleme në këmbë, duke shqetësuar trajnerin spanjoll.
“Nuk e dimë se çfarë dëmtimi ka dhe se çfarë gjendje është ai. Do të shohim në orët në vazhdim. Nuk duket një lajm i mirë”, tha trajneri Luis Enrique, që rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë sulmuesin francez.
The post Luajti vetëm 26 minuta, te PSG në ankth për gjendjen e fituesit të Topit të Artë appeared first on Telesport.










