Claudio Lotito, presidenti i Lazios, i ka ndezur sërish polemikat. Ai i është përgjigjur energjikisht thirrjes së një tifozi bardhekaltër që ankohej për merkato të bllokuar dhe momentin kritik të skuadrës së zemrës: “Nëse do të doje të falimentonim si klub, më duhen tre minuta për të shpenzuar, sepse situata është kështu. Në këtë aspekt, Roma, Milani dhe Interi janë zhytur në m*t. Ne nuk kemi fituar titullin, por të paktën nuk jemi në mes të baltës”.
Lotito përdori këtë rast për të theksuar forcën ekonomike të Lazios dhe dalluar klubin e tij nga problemet financiare që, sipas tij, godasin rivalët e mëdhenj italianë. Ai shtoi për merkaton: “Deri tani jemi klubi më i fortë nga ana ekonomike. Gabimi im ishte të mos bëja rritje kapitali për të eliminuar të tjerët, siç bëri Cragnotti dhe menaxhmenti pasardhës”.
Në prag të derbit të kryeqytetit (Lazio-Roma), Lotito nënvizoi diferencat: “Cragnotti ju bëri të ëndërroni? Epo, unë po paguaj borxhet e tij deri më 2027. Situata e Romës, Milanit dhe Interit është një m*t, ne të paktën nuk jemi ashtu”.
The post Lotito sulmon Romën, Milanin dhe Interin për borxhet: Ato janë klube të zhytura në m*t appeared first on Telesport.