Lotina emocionon me urimin për 30-vjetorin e Mozzik-ut

Reperit të njohur Mozzik i ka ardhur një urim i veçantë për ditëlindjen e 30-të nga partnerja e tij, Lotina Haziri.

Përmes një postimi në Instastory, ajo publikoi një fotografi të tij duke shkruar: “But baby 30 years has never looked this damn good!”.

Me këtë dedikim, Lotina e shprehu publikisht dashurinë dhe vlerësimin për reperin, i cili sot feston një ditë të rëndësishme.

Kujtojmë se dyshja kanë kohë që janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë.