Lotët e kapitenit axurr, rrëfimi prekës i Donnarumma pas eliminimit të Italisë

Pas një zhgënjimi të madh sportiv, mbetjes jashtë Botërorit 2026, mungesa e tretë radhazi për axurrët, kapiteni Gianluigi Donnarumma ka ndarë emocionet e tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Portieri rrëfen dhimbjen, përgjegjësinë dhe besimin për t’u rikthyer më të fortë:

“Pas ndeshjes, QAVA. Qava nga zhgënjimi që nuk arrita ta çoj Italinë atje ku e meriton të jetë. Qava për shkak të trishtimit të madh që ndiej, unë si dhe i gjithë grupi axurr, për të cilin jam krenar që jam KAPITEN, dhe që e di se edhe ju e ndieni tani, ju, tifozët e kombëtares sonë.

Sot, fjalët vlejnë pak, është e vërtetë, por ka një gjë që e ndiej thellë: pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet të gjejmë guximin ta KTHEJMË FAQEN, edhe një herë. Të besosh, gjithmonë është forca shtytëse për të ecur përpara. Sepse jeta di si t’i shpërblejë ata që japin gjithçka, pa u përmbajtur kurrë. Ta çojmë Italinë atje ku e MERITON të jetë. Së bashku. Edhe një herë”.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

The post Lotët e kapitenit axurr, rrëfimi prekës i Donnarumma pas eliminimit të Italisë appeared first on Telesport.