Loriana Kuka, e argjendtë në Grand Prixin e Tel Avivit
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka pësuar humbje në finalen e turneut Grand Prix, cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Në luftë për medaljen e artë në kategorinë deri 78 kg., xhudistja jonë nuk arriti më shumë se medaljen e argjendtë, që për 21-vjeçaren llogaritet sukses shumë i madh.
Në finale ajo u mposht nga xhudistja sllovene, Klara Apotekar, që është e 12-ta ranglistën e xhudisteve më të mira në notë, ndërsa Kuka e 24-ta.