Loredana i thotë “fjalët e fundit” Mozzikut?

Loredana së fundmi ka reaguar pas projektit më të ri muzikor të Mozzik, duke nxitur menjëherë aludime në rrjet.

Në një intervistë me Arbana Osmani, ajo u shpreh se ka duruar shumë, madje sipas saj, dikush për famën e vet është në gjendje të “harrojë edhe çikën”.

Pas kësaj deklarate, Loredana publikoi një mesazh në Instastory që tërhoqi vëmendje të madhe:
“Mos lejo që dikush të të prishë paqen vetëm sepse nuk mund ta gjejë të vetën”.

Ndjekësit e artistes e cilësuan këtë postim si një mesazh të drejtpërdrejtë për Mozzikun,shkruan Kosovarja.