Ata nuk kanë qenë kurrë thjesht bashkëpunëtorë muzike. Loredana dhe Noizy kanë ndërtuar ndër vite një raport që shkon përtej skenës dhe famës – një miqësi që fansat e kanë ndjerë dhe admiruar që në fillim.
Pas disa projekteve të suksesshme së bashku dhe momenteve të shumta publike, duket se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë. Së fundmi, reperja ka ndarë në rrjete sociale një video të realizuar nga fansat, ku dëgjohet Noizy duke folur me superlativa për të.
Por ajo që bie në sy është përshkrimi që ka zgjedhur vetë Loredana: “Mbrojtësi im” – një epitet i ngrohtë dhe emocional që flet shumë për vendin që Noizy zë në jetën e saj.
Në përshkrimin e postimit origjinal nga fansat, kjo marrëdhënie cilësohej si miqësia më e mirë ndonjëherë, një ndjesi që ndoshta e ndajnë shumë nga ndjekësit e tyre.
Në një botë ku lidhjet shpesh shuhen sapo ndalet reflektori, raporti i tyre duket se është i rrënjosur në respekt dhe besim të ndërsjellë.