Edhe sot, emri më i përfolur në ambientin e Interit është Ademola Lookman. Futbollisti i Atalantës dëshiron të largohet nga Bergamo dhe vazhdon të mos paraqitet në stërvitje. Klubi zikaltër po vëzhgon situatën, ndërkohë Cristian Chivu po përsos mekanizmat e skuadrës gjatë stërvitjeve në “Appiano Gentile”. Paralelisht, drejtuesit e Interit po punojnë edhe për largimet, duke pritur momentin e duhur për t’iu rikthyer sërish kontaktit me klubin e familjes “Percassi”.
Lookman, përçarje totale me Atalantën
Nëse Percassi nuk tundet, Ademola Lookman nuk është parë më në “Zingonia” prej ditësh. Futbollisti duhej të vazhdonte stërvitjen e diferencuar për t’u rikuperuar nga një dëmtim, por përplasja me klubin është e plotë. Atalanta për momentin qëndron e qetë dhe do të marrë masa eventuale vetëm më vonë. Nga ana tjetër, Interi nuk po ushtron presion, ndonëse po konsideron mundësinë e rritjes së ofertës për ta bindur klubin bergamask. Çështja mbetet plotësisht e hapur, por ndjesia është që ky operacion mund të zgjasë gjatë. Ndërkohë, Cristian Chivu nuk e humbet përqendrimin në fushë dhe skuadra vazhdon të grumbullojë minuta në këmbë në “Appiano Gentile”.
Nga Salvatore Esposito tek Asllani, në dalje
Interi nuk po punon vetëm për afrime, por është gjithashtu shumë i vëmendshëm edhe në tregun e largimeve. Tre emrat më të përfolur deri tani janë: Salvatore Esposito, Kristjan Asllani dhe Mehdi Taremi. Vëllai i Pio Espositos dukej se ishte i destinuar për Cagliarin, por marrëveshja ende nuk është drejt përfundimit, ndërsa mesfushori shqiptar dëshiron të qëndrojë në Serie A. Ish-lojtari i Portos, nga ana tjetër, ka oferta nga jashtë, por Interi do ta shesë vetëm me kushtet e veta, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë negociatë konkrete apo të avancuar.
The post Lookman “ngre murin” me bergamaskët, Interi vigjëlon dhe punon për shitjet appeared first on Telesport.