Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola Lookman: “Është një rast i mirë për të sqaruar çfarë ka ndodhur. Vitin e kaluar, përballë një oferte prej 20 milionë eurosh nga PSG, lojtari na kërkoi të largohej.
Atalanta, si një klub serioz dhe i besueshëm, pranoi ta shiste këtë verë duke u bazuar në dy kushte që na i kishte vendosur vetë lojtari: së pari, të transferohej në një super klub europian, dhe së dyti, që në Itali nuk do të vishte kurrë një fanellë tjetër përveç asaj të Atalantës, për gjithçka që kishte bërë ai vetë dhe për respektin që kishte marrë nga klubi”.
Percassi shtoi më tej: “Sot situata që njihni është krejt ndryshe. Gjithsesi, klubi vlerëson gjithmonë kohën dhe vlerën e lojtarëve të tij, por si gjithmonë, është Atalanta që vendos”.
The post “Lookman? Kishte marrëveshje për shitje, por jo në Itali. Vendimet i merr gjithmonë Atalanta” appeared first on Telesport.