Vasyl Lomachenko bëri një paraqitje fantastike për ta rrahur britanikun Luke Campellin, duke i mbrojtur titujt WBA dhe WBO, si dhe duke e shtuar edhe titullin WBC në kategorinë e lehtë të boksit profesionist.
31-vjeçarit, i cili vlerësohet si njëri prej boksierëve më të mirë të botës, megjithatë iu dush të djersitej fort për ta arritur këtë fitore drithëruese, transmeton Gazeta Express.
Campbell, po ashtu 31 vjeç, po synonte të bëhej kampion i botës për herë të parë, por u rrëzua në rundin e 11-të nga klasi i ukrainasit, i cili doli të ishte vendimtar në këtë meç.
Lomachenko fitoi me pikë, 119-108, 119-108, 118-108, në O2 Arena në Londër të shtunën.
Campbell, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike më 2012, e pësoi humbjen e tretë në 23 meçet e tij profesionale, por meriton respekt të madh për paraqitjen e tij, sepse pasi u rrëzua u ngrit në këmbë dhe luftoi deri në tingullin e fundit të kambanës.
Jaysus…that 5th round 👌🏾#LomachenkovsCampbell pic.twitter.com/p23lzd2rgt
— Michael Morgan (@mikecmorgan) August 31, 2019
Jaysus…that 5th round 👌🏾#LomachenkovsCampbell pic.twitter.com/p23lzd2rgt
— Michael Morgan (@mikecmorgan) August 31, 2019