Lojtarin e “pafat” te Real Madrid, e kërkon Guardiola për 60 milionë euro

Aventurës së Ederson te Manchester City, duket se i ka ardhur fundi. Braziliani nuk është më në planet e Pep Guardiolës për sezonin e ri, ndaj drejtuesit e City po punojnë për të afruar një portier të ri.

Guardiola i ka vënë syrin Andriy Lunin, portierit ukrainas që aktualisht luan për Real Madridin. Edhe pse nuk ka pasur shumë mundësi për të luajtur si titullar për shkak të pranisë së Thibaut Courtois, ukrainasi ka treguar cilësi të mjaftueshme duke tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha evropiane.

Manchester City është i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro direkt plus 15 milionë euro bonuse. Pavarësisht shifrës tunduese, Real Madridi, nga ana e tij, nuk dëshiron ta lërë të largohet lehtë, pasi Lunin ka një kontratë deri në vitin 2030 dhe është ende një aset i rëndësishëm për të ardhmen.

Gjithsesi, vendimtare do të jetë dëshira e vetë lojtarit nëse do vazhdojë të qëndrojë në stol te Real Madrid apo të bëjë një hap para në karrierë. Përsa i përket Ederson, e ardhmja e portierit brazilian pritet të jetë te Galatasaray.

The post Lojtarin e “pafat” te Real Madrid, e kërkon Guardiola për 60 milionë euro appeared first on Telesport.