Futbollisti llapjan Valmir Veliu dje mbeti pa vetëdije në ndeshjen Prishtina-Llapi dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Valmiri sot përmes një statusi në Facebook ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Futbollisti ka falënderuar ekipin e tij dhe ekipin mjekësor, të cilët i ofruan ndihmë.
Ja postimi i tij i plotë:
Në pamundësi për të u kthyer mesazhet të gjithë atyre që janë interesuar dhe kanë dërguar mesazhe të panumërta për të u interesuar për gjendjen time po u drejtohem me anë të këtij statusi .
Falënderimi i takon Allahut që unë jam mirë me shëndet dhe e kam kaluar rrezikun në të cilin ndodhesha një ditë më parë .
Falënderim i veçantë për stafin mjekësor KF. Llapi dhe të gjithë doktorët që u gjendën afër meje në ato momente të vështira ,duke veçuar Doktorin e nderuar Dr. Murat Berisha i cili ishte në gjendje gatishmërie që së bashku me stafin mjekësor dhanë kontributin e tyre të pashoq që unë të jem përsëri në mesin tuaj .
Po ashtu, falënderoj edhe kryesinë e Kf. Llapi ne krye me trajner Tahir Batatina për kujdesin e treguar .
Falënderim i veçantë shkon edhe për ata të cilët vazhdimisht shkruan mesazhe dhe u interesuan për gjendjen time deri në këto momente dhe vazhdojnë përsëri të interesohen .
Faleminderit edhe njëherë për të gjithë ata që qëndruan pranë meje dhe familjes time .
Ju premtoj se do të kthehem edhe më i fortë për të e vazhduar ëndrrën prej aty ku e lam .
Dashnia juaj më bën më të fortë, shihemi përsëri në fushat e blerta …!