Lojtari i futsallit në Brazil, Fernandinho, u dërgua shpejt në spital pasi u godit në mënyrë tejet të rrezikshme, në stil karate, në kokë.
Ylli i Corinthiansit ishte duke luajtur në ndeshjen kundër Intelli de San Carlos, në kuadër të Ligës Kombëtare të Futsallit, kur bashkëkombësi i tij, Daniel Batalha, e bëri goditjen e tmerrshme për të cilën u ndëshkua me të kuq, transmeton Gazeta Express.
Batalha e ngriti këmbën e tij dhe pati kontakt me fytyrën e Fernandinhos, duke e nokautuar atë, pasi koka e tij u përplas fort në dysheme pas goditjes.
Ai shpejt mori ndihmë nga stafi mjekësor dhe u dërgua në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Siç mund të shihet në videon e mëposhtme, zyrtarët dhe bashkëlojtarët e tij mbetën të tmerruar nga kjo ngjarje.
Desejamos uma boa recuperação ao Fernandinho jogador da Intelli de São Carlos 😑 pic.twitter.com/PclQ11odAf
— Futsal Profissional (@FSProfissional) October 6, 2019