Gjatë ndeshjes City FC Abuja-JKU FC, në Tanzani, një tufë bletësh detyroi arbitrin të ndalonte lojën për sigurinë e lojtarëve. Futbollistët u këshilluan të shtriheshin menjëherë përtokë, të qëndronin të qetë dhe të mos lëviznin për të shmangur pickimet. Episodi ndodhi gjatë një turneu parasezonal, ndërsa tifozët u udhëzuan të largoheshin me kujdes nag stadiumi. Ndeshja rifilloi më vonë dhe përfundoi 2-1.
Episodi në fjalë ndodhi në minutën e 77-të, kur mësymja e papritur e bletëve paralajmëroi rrezikun. Lojtarët, stafi dhe kameramanët u shtrinë në tokë, disa nën stola, duke qëndruar të qetë deri sa tufat e bletëve u larguan. Metoda e shtrirjes përtokë është e provuar në kësi rastesh, sepse zvogëlon prezencën dhe lëvizjet që mund t’iu dërgojnë sinjale bletëve, duke reduktuar pickimet.
Shkaku i sulmit të bletëve nuk është i qartë, por besohet se moti i pazakontë, pemët me lule pranë fushës dhe zhurmat e tifozëve mund ta kenë nxitur këtë reagim. Në folklorin lokal, ngjarje të tilla konsiderohen edhe si shenja nga natyra.
Drama in Tanzania as the game was temporary stopped during the City FC Abuja vs JKU FC match when bees flew over the pitch in the 77th minute 🤣#FootballKE pic.twitter.com/krlzgLQibO
— FootballKE🇰🇪⚽️ (@FootballKe_90) September 4, 2025
The post Lojtarët shtrihen të alarmuar përtokë, tufa e bletëve ndërpret ndeshjen e futbollit (video) appeared first on Telesport.